1 milionë euro  në vit për zv/ministrat, e pranon Haki Shatri, këshilltar i kryeministrit Haradinaj(VIDEO)
Lajme

1 milionë euro në vit për zv/ministrat, e pranon Haki Shatri, këshilltar i kryeministrit Haradinaj(VIDEO)

06 Dhjetor 2017 | 20:55

1 milion euro në vit mund t’i kushtojë Qeverisë së Kosovës, ndarja e mjeteve për zëvendësministrat që janë në ministri të ndryshme.

Kështu thotë Haki Shatri, këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai në emisionin “Fakt Plus” në Tribuna Channel, tha se numri i zëvendësministrave është i lartë por vendit i duhet shumë punë.

Shatri thotë se të tejkalueshme janë edhe ngarkesat e tjera buxhetore si pensionet, e në vecanti ato të veteranëve.

Këshilltari i financave në Qeverinë Haradinaj, shton se është mirë që të bëhet një rishikim i atij numri të veteranëve.

Duke komentuar debatin për buxhetin në Kuvendin e Kosovës, Shatri pohon se një pjesë e opozitës nuk ka përse të kritikojë buxhetin e tanishëm të Qeverisë Haradinaj, përshkak se ka qenë në qeverisje të vendit, kur është projektuar ky buxhet.

Shatri kritikoi opozitën e tanishme që nuk kanë shpalosur një program të qartë se si duhet të shfrytëzohet buxheti i vendit.

Per me shume ndiqeni videon e plote:

Më të lexuarat

Tribuna

Email