“Zaza”, ku luan Ermonela Jaho,  është nominuar në  Awards 2017
Kulturë

“Zaza”, ku luan Ermonela Jaho, është nominuar në Awards 2017

07 Shkurt 2017 | 14:12

Shfaqja operistike “Zaza”, ku luan Ermonela Jaho është nominuar në kategorinë për regjistrimin më të mirë të një opere komplete në International Opera Awards 2017, në mesin e gjashtë shfaqjeve të tjera operistike,

Fituesit e kësaj gare nëpër kategori të ndryshme do të bëhen të ditur më 7 maj të këtij viti në Colesiumin e Londrës. Ermonela Jaho interpreton rolin kryesor të Zazas, kurse pas prezantimit të kësaj shfaqje, mediet ndërkombëtare e kanë vlerësuar në pikën më të lartë sopranon shqiptare Ermonela Jaho. Kompaktdisku me operën e Leoncavallo-s është përgatitur nga Robert Hugill më 13 prill 2016, shkruan KultPlus./ GazetaTribuna

Më të lexuarat

Tribuna

Email