Vajza, sonte neja o’ knej!
Kulturë

Vajza, sonte neja o’ knej!

24 Gushtë 2017 | 19:43

Mbrëmjet, sidomos gjatë verës, janë të ngjeshura çdo herë me aktivitete të shumta. Mbrëmje me plot argëtim, humor e bisedë po ju sjellim çdo natë në shtëpitë tuaja me emisionin “Nata n’Tribunë”.
Edhe sonte, ju themi të mos e ndërroni kanalin, ngase do të ketë mysafirë të larmishëm, të cilët do të sjellin freski tek ju.

Në pjesën e parë, së bashku me dy moderatorët, Mirjetën dhe Lirikun, do të jetë e ftuar disenjatorja Enkelejda Shatri, e cila do të flas gjithçka rreth jetës dhe punës së saj.
Duke vazhduar me muzikë e argëtim së bashku me grupin muzikor “Pro Band”.

Pjesa e dytë e emisionit do të hapet me një këngë nga vetë moderatorja, Anita Ahmeti.
E për të mos u ndalur, në këndin e bisedës, së bashku me Anitë dhe Albën, do të jetë i ftuar Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu.

Për të mos e lënë me kaq, këngëtari Neki Emra, do ta “kallë” mbrëmjen me këngë të zgjedhura nga repertori i tij. Bashkë me të, do të jetë e ftuar edhe bashkëshortja e tij, Zana Zhaveli-Emra, të cilët do të flasin shumëçka rreth jetës së tyre martesore.

Andaj, rrini pranë kanalit të “Tribuna Channel”, me fillim nga ora 20:30.

Më të lexuarat

Tribuna

Email