Tenori Gaqo Çako, dekorohet me titullin “nderi i kombit”
Kulturë

Tenori Gaqo Çako, dekorohet me titullin “nderi i kombit”

03 Mars 2017 | 11:14

Tenor i roleve të para të repertorit të gjerë operistik, këndoi pa ndalur për tri dekada me radhë në skenën e madhe të operës shqiptare, duke e ngritur atë në nivelet më të larta.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit” legjendën e skenës operistike shqiptare, tenori Gaqo Çako. Mjeshtri Çako është një nga kolosët e skenës operistike shqiptare, me një kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Artisti i popullit është cilësuar si tenori legjendar i operës shqiptare. Tenor i roleve të para të repertorit të gjerë operistik, këndoi pa ndalur për tri dekada me radhë në skenën e madhe të operës shqiptare, duke e ngritur atë në nivelet më të larta.

“Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, kulmuan me performancën e mjeshtrit të vokalit Gaqo Çako.

Artisti i popullit është i njohur dhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias. Edhe pse vlerën më të madhe ai e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios dhe Televizionit.

Më të lexuarat

Tribuna

Email