Teatri i Podujevës ndër dekada (VIDE0)
Kulturë

Teatri i Podujevës ndër dekada (VIDE0)

28 Mars 2017 | 18:28

Teatri i qytetit të Podujevës “Avdush Hasani” e ka një platformë pune mbi të cilën është ndërtuar si institucion, duke filluar nga lojërat e para skenike.

Pastaj kjo ka vazhduar si veprimtari teatrore përmes një shoqërie kulturore-artistike “Josip Rela” e që vazhdon të funksionoj ende, ku në gjirin e saj ka pasur edhe grupin dramatik, ku ka filluar aktivitetet edhe aktori i njohur me përmasa ndërkombëtare, Avdush Hasani, emrin e të cilit e mban me krenari sot ky teatër. Për të vazhduar më pas me plejadën e aktorëve të tjerë si: Mehmet Zeneli, Mehmet Breznica, Bajram Ajeti, Sanije Hasani, Skënder Hyseni, Skënder Gërguri, Maliq Musa, Ismet Bogujevci.

Nga atëherë në aspektin administrative Gërguri thotë që janë munduar ta bëjnë statutin e Teatrit dhe të gjitha ato që janë kërkuar nga Ministria sepse ekzistojnë sipas tij disa nene të cilat kërkojnë verifikim të funksionalitetit të teatrit, pa çka që ka edhe anomali brenda atij ligji, ashtu siç ka anomali edhe mos harmonizimi i ligjeve të cilat e përjashtojnë njëra-tjetrën.

Për më shumë ndiqeni kronikën nga Tribuna Channel

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email