Synohet  prezantimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare
Kulturë

Synohet prezantimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare

06 Janar 2018 | 12:30

Prezantimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes prodhimeve artistike mbetet një nga prioritetet kryesore të institucioneve kulturore të vendit, transmeton albinfo.ch.

Ndonëse në vazhdimësi kanë ankesa për buxhetin që iu ndahet nga ana e Ministrisë së Kulturës, këta organizma shtetërorë edhe këtë vit do të merren me projektet, të cilat synojnë zhvillimin e artit në shoqërinë tonë. Edhe këtë vit, vënia në skenë e dramave shqiptare, si dhe rritja e numrit të shikuesve do të jetë primare për Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Përpos kushteve që kërkon t’i përmirësohen në vitin 2018, Baleti Kombëtar vjen me premtimin se do t’i realizojë pesë premiera koreografike, me disa prej të cilave do të prezantojë Kosovën përpara publikut në Evropë.

Njëzet projekte filmike Qendra Kinematografike e Kosovës ka planifikuar t’i mbështesë financiarisht edhe këtë vit. Afër gjashtëdhjetë projekte filmike çdo vit aplikojnë për t’u përkrahur, ndërsa vetëm 1/3 e tyre arrijnë të futen në listën për mbështetje.

Prezantimi i filmave kosovarë në festivale prestigjioze të filmave të kategorisë ‘A’ mbetet prioritet i këtij institucioni që kërkon rritje të buxhetit në 2.5 milionë euro.

Më të lexuarat

Tribuna

Email