Shqiptari nga Kosova, stilist me duar të arta në SHBA (FOTO)
Kulturë

Shqiptari nga Kosova, stilist me duar të arta në SHBA (FOTO)

14 Gushtë 2017 | 17:29

Jo rrallë herë, shqiptarët kanë ditur të tregojnë talentin e tyre, kudo që kanë shkuar. Shumë prej tyre, tani më kanë një profesion të cilën e zotërojnë me sukses, shkruan arbresh.info

Është Nazim Salihu nga Kosova, i cili pasionin e tij për artin e shpreh përmes duarve të tij të arta.

Nazimi, jeton në Amerikë që nga viti 1999, ndërsa tregon se pasioni për t’u bërë stilist, i kishte lindur që kur kishte qenë, 15 vjeç, e që nga ajo kohë ai ka arritur të triumfojë, duke stiluar njerëz me ndikim në Amerikë.

“Pasioni për tu bërë stilist më ka lindur krejt rastësisht isha shumë i ri, në moshën 15-16 vjeç. Sigurisht ka qenë edhe shtytja e nënës time të ndjerë Ajna, e cila, më ka dhënë kurajë dhe me ka motivuar për të vazhduar. Në vitet e 80, unë fillova të merrem me këtë profesion dhe aty përnjëherë lindi dashuria e madhe për të mësuar se si të bëhem stilist për flokët. Në fillim të karrierës sime shefi im më tha dy gjëra; që ta dashurosh këtë që e bën dhe të kesh personalitet, për të pasur sukses në të ardhmen tënde”, ka thënë Noli për portalin Arbresh.

Ai ka treguar, për rrugën e gjatë që ka bërë për të arritur deri të suksesi.

“Pas përfundimit të shkollës u shpërngulem në Kosovë ku aty hapa sallonin tim “Noli’s Hair” në Lipjan. Aty mund të them që eca në hapat e fantazisë, duke e parë që korra një sukses shumë të madh. Nëse dëshiron që të kesh sukses, ndjen edhe përgjegjësi ndaj vetes, ku gjithmonë duhet të jesh në trend me kohën dhe me stilet e reja, që t’ua ofrosh klientëve të tu të besueshëm. Sapo filloi karriera ime, kur në Budapest të Hungarisë u mbajt një konkurs për flokë, “Hair Show”, ku unë u shpërbleva me vendin e 3-të. Në atë kohë nuk mund ta besoja, që arrita të korr sukses me një garë të madhe dhe të rëndësishme”, ka treguar ai.

Salihu, ka përfunduar shkollën “Brio Academy” në Hartford të Connecticut, dhe është i certifikuar pikërisht si Stilist. Ndërsa tregon që pasionin e stilistit, e kanë trashëguar dhe vajzat e tij, që tani më janë pjesë përbërëse e ekipës së artë.

“Mund të them se e pëlqejnë përderisa janë të certifikuar të gjithë si Hair Stylist dhe që kanë përfunduar shkollën “Brio Academy” në Hartford të Connecticut. Gjithashtu në sallonin tonë punojnë vajzat e mija binjake, Alma dhe Nora, tashmë me 5 vjet eksperiencë në floktari dhe djali Urimi gjithashtu 4 vjet eksperiencë. Në të ardhmen presim që të na bashkëngjitet edhe vajza vogël Tina”, ka thënë Salihu.

Nëpër duar të tij të arta, kanë kaluar artistë të njohur të Hollywoodit, sportistë e shumë figura me ndikim në opinionin publik.

“Në vitin 2006 në një sallon të Minnessotes, ku kam punuar 9 vjet, në sallonin “Aeroport Hair Stylist”, kam pasur rastin të takoj dhe të rregulloj disa nga figurat Hollywoodit, si : Luck Welson, Jenifer Aniston, këngëtarin Keny Roger, shumë sportistë e shumë aktorë të tjerë”, është shprehur Salihu.

E për punën e artë e vizionare që bënë Nazim Salihu e dëshmojnë mirënjohjet, e medaljet të cilat e kanë përcjellë gjatë karrierës së tij.

Në vitin 1991, Nazimi ka fituar vendin e 3-të, në Budapest European Hair Show, pastaj në SHBA është shpërblyer me mirënjohje të shumta, “The Future of Beauty in the World”, “Ambassador Master Stylist Program”, dhe me një “Ventage Fashion Shoë” ku ka marrë medaljen e argjendtë. Në vitin 2016, në javën e modës shqiptare e organizuar nga Mrika Krasniqi, është shpërblyer me një “Certified Appreciation” nga Fashion Albanian Agency.

Por jo vetëm kaq, ai që nga viti 2008, stilon moderatorë dhe të ftuar në emisione të ndryshme në Amerikë, të televizioneve “Channel 8” dhe “Channel , i cili tanimë është bërë bërë mik i përhershëm me gjithë stafin e televizionit.

Nazimi, ka prioritete të shumta të cilat në vazhdimësi, do t’i realizojë, në sallonin e tij ‘NOLI’S HAIR’

Më të lexuarat

Tribuna

Email