SHKRIMTARJA SHQIPTARE GËZOHET KUR BASHKËSHORTI I BIE NË DASHURI ME TË TJERA
Kulturë

SHKRIMTARJA SHQIPTARE GËZOHET KUR BASHKËSHORTI I BIE NË DASHURI ME TË TJERA

20 Korrik 2017 | 15:30

Në një intervistë për revistën “Living” shkrimtarja shqiptare Besa Myftiu ka guximin të pranojë hapur se ajo dhe bashkëshorti i saj zviceran jetojnë një martesë të hapur.

Ajo thotë se herë pas here ata bien në dashuri me të tjerë, por sërish janë bashkë dhe gëzohen apo trishtohen për historitë e njëri-tjetrit.

“Unë dhe bashkëshorti mund të kemi jetën tonë, por pas 20 vjetësh ndryshojnë gjërat… Jemi si miq, kështu që nuk ka problem edhe nëse ndonjëri nga ne bie në dashuri me dikë tjetër. Përkundrazi, gëzohemi për tjetrin.”

Kjo lidhje e hapur nuk e pengon Besën që të vazhdojë ta dojë bashkëshortin e saj dhe ajo mendon se ai nuk i ka bërë asgjë të keqe kur ka ndjenja dashurie apo lidhje me një femër tjetër.

“Unë vazhdoj ta dua, por ndryshon dashuria; është një lloj tjetër, kemi qenë 15 vjet të dashuruar. Të parat që e kuptojnë kur ai është i dashuruar me dikë tjetër, jemi unë edhe Elina. Unë jam e para, kujt do t’ia thotë tjetër ai?

Ka ndodhur që herë pas here ai të ketë ndonjë lidhje dhe jam mërzitur po aq sa ai, kur është ndarë. Kur e do tjetrin, ti dëshiron që ai të jetë mirë, me kë të dojë dhe si të dojë. Ne jemi secili i lumtur në qytetin e tij.

E përse u dashka që unë të ndahem me ligj? Çfarë më ka bërë ai mua? Ne duhemi dhe rrimë si vëlla e motër.

Praktikisht, kjo është ajo që u ndodh gjithë çifteve në Shqipëri, por ata nuk e thonë. Ne, në datën 21 qershor festuam 25 vjetorin e martesës, që për ne është një kontratë shoqërore. Jemi shumë mirë kështu siç jemi”, ka përfunduar Besa Myftiu.

Më të lexuarat

Tribuna

Email