Salvador Dali zhvarroset për testin e atësisë
Kulturë

Salvador Dali zhvarroset për testin e atësisë

21 Korrik 2017 | 9:11

Trupi i piktorit të njohur surrealist, Salvador Dali u zhvarros sot për një test atësie, pas një urdhri të lëshuar nga një gjykatës spanjoll në muajin qershor.

I nderuar për veprat e tij, të tilla si orët që shkrihen në pikturën e vitit 1931 “Këmbëngulja e kujtesës”, dhe i dallueshëm për formën e mustaqeve të tij , Dali vdiq nga infrakti në moshën 84-vjeçare në vitin 1989, raporton DPA.

Mendohej se Dali nuk ka pasur fëmijë. Por, një grua spanjolle, 61 vjeçe nga qyteti i Gironaa, e bindi gjykatën se Dali duhet të zhvarrosej për t’iu nënshtruar testit të atësisë dhe për të zbuluar nëse ajo është ose jo vajza e artistit.

Ajo ka kërkuar që të njihet ligjërisht si vajza e Dalit, e cila do të ketë mundësinë e të drejtës së pronës dhe artit të tij.

Ajo ka pohuar se nëna e saj ka qenë e punësuar në shtëpinë e Dalit, në mesin e viteve të 50-ta dhe të dy kishin pasur një marrëdhënie sekrete dashurie.

Dali është varrosur midis shumë veprave të tij nën kupolën e qelqtë të ”Teatrit dhe Muzeut Dali’” në Figueres, një qytet në provincën e Girona, Katalonjës, Spanjë.

Fondacioni ”Gala-Salvador Dali”’ pritet të mbajë nesër një konferencë shtypi lidhur me zhvarrosjen e trupit të piktorit.

Më të lexuarat

Tribuna

Email