Rita: Mos e harroni origjinën time
Kulturë

Rita: Mos e harroni origjinën time

09 Nëndor 2017 | 12:28

Njëra nga këngëtaret më të famshme shqiptare është Rita Ora. Ajo gjithmonë ka thënë me krenare se është shqiptare nga Kosova, dhe asnjëherë nuk e ka fshehur origjinën e saj.

Këngëtarja shqiptare, e cila së shpejti do të drejtojë spektaklin e famshëm të “MTV EMA 2017”, ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Corriere Della Sera” për të folur mbi këtë eksperiencë të veçantë, raporton “TCH”.

Rita Ora ka thënë se kjo mundësi të jepet vetëm një herë në jetë, e mbi këtë fakt ndihet e privilegjuar. “MTV EMA 2017” do të zhvillohet në qytetin ku ajo dhe prindërit e saj kanë emigruar vite më parë, përcjell albinfo.ch.

“Pjesëmarrja ime në këtë event është një moment historik që nuk vjen dy herë në jetë sepse mos harroni origjinën time, unë jam me refugjatët”, është shprehur Rita Ora gjatë intervistës.

Më të lexuarat

Tribuna

Email