Rahoveci sjell në skenë grupin 403 pas 20 vitesh
Kulturë

Rahoveci sjell në skenë grupin 403 pas 20 vitesh

11 Shtator 2017 | 21:47

Grupi 403 ka performuar live në Festivalin ‘Hardh Fest ‘, aty ku i priti një publik i madh, si asnjëherë më parë në këtë festival.

403 kanë rikthyer hitet e tyre në këtë skenë të ngrohtë, duke mahnitur kështu publikun me performancën e tyre.

403 është një grup muzikor i njohur, që këndon muzikë rock. Grupi 403 është pjesë e gjeneratës së Rockut Kosovar të viteve 80’, e cila njihet edhe si koha më e ndritur në krijimtarinë e rockut në Kosovë.

Grupi 403 u formua në vitin 1981 nga Mentor Gjurgjiali (bas), Fatmir Zajmi (bateri) dhe Naim Osmani (kitarë). Bendit më vonë, pas kryerjes së shërbimit ushtarak, i bashkohet Hektor Gjurgjiali (vokal dhe kitarë), Arben Godanca (kitarë) dhe Veton Orana (sint).

Më poshtë po ju sjellim një video nga atmosfera e krijuar

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email