Rahovec, investohen rreth 1.3 milion euro në projekte infrastrukturore sportive
Kulturë

Rahovec, investohen rreth 1.3 milion euro në projekte infrastrukturore sportive

06 Shkurt 2017 | 11:37

Në kuadër të investimeve kapitale në fushën e sportit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot tri memorandume të bashkëpunimit me Komunën e Rahovecit. Këto tri projekte arrijnë vlerën e gati 1.3 milion euro.

Sipas një njoftimi për media, memorandumet kanë për qëllim mbështetjen financiare për realizimin e projekteve “Ndërtimi i Palestrës së Sportit në Krushë të Madhe” në vlerë prej 800 mijë euro i cili do të realizohet gjatë vitit 2017-2019, për realizimin e projektit “Rregullimi i Stadiumit të Futbollit në Ratkoc” në vlerë prej 320 mijë euro që do të përfundojë deri në vitin 2019 në tri faza dhe “Renovimi i stadiumit të futbollit në Rahovec” në vlerë prej 150 mijë euro, i cili parashihet të realizohen këtë vit.

Ministri Kujtim Shala, tha se kjo përkrahje financiare për realizimin eprojekteve të ndryshme kapitale bëhet me qëllim të përmbushjes së politikavetë planifikuara të Qeverisë, në fushën e sportit.

“Investimet e MKRS-së në infrastrukturë kanë për synim krijimin dhe përmirësimin e kushteve për të rinjdhe sportistë. Projektetqë u nënshkruan sot, do të shërbejnë në të mirë të qytetarëve të Rahovecit me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe plotësimit të kushteve për realizimin e aktiviteteve sportive”, u shpreh Shala.

Ndërkaq, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, theksoi se ndjehet i kënaqur që këto projekte në përkrahje të sportit në komunën e Rahovecit, u nënshkruan sot. Ai shprehu falënderimin për Ministrin Shala dhe MKRS-në për përkrahjen e dhënë për Rahovecin. Këto projekte janë jashtëzakonisht të dobishme për banorët e sportistëteRahovecit.Ata do të kenë hapësirat e nevojshme moderne për të kryer aktivitetet dhe për të garuar. /Gazeta Tribuna

Më të lexuarat

Tribuna

Email