Publikohet traileri i filmit  “Martesa” (Video)
Kulturë

Publikohet traileri i filmit “Martesa” (Video)

10 Nëndor 2017 | 12:19

Është publikuar traileri zyrtar i filmit të metrazhit të gjatë, “Martesa”, i regjisores kosovare, Blerta Zeqiri.  Filmi, i cili premierën zyrtare do ta ketë më 28 nëntor në festivalin ndërkombëtar të filmit në Estoni, në role kryesore sjell aktorët: Adriana Matoshi, Alban Ukaj dhe Genc Salihun. Filmi flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martesetransmeton albinfo.ch.

Në film paraqiten situatat, me të cilat përballet ky çift menjëherë pas përfundimit të luftës. Bekimi dhe Anita gjenden në një ngjarje të dhimbshme, ku janë gjetur mbetje nga varrezat masive. Prindërit e Anitës janë të zhdukur dhe çifti është gati për martesë. Çifti, i kthyer në Prishtinë, e takon Nolin, muzikantin që jeton në Francë. Ai ka qenë shoku i ngushtë i Bekimit, ndërsa ata nuk e kanë parë njëri-tjetrin për dy vjet.  

“Pos meritave dramatike dhe veçantisë së temës së trajtimit, filmi na sjell një dimension social dhe një perspektivë të kinemasë që ka nevojë për më shumë eksplorim”, shkruan kritiku, Vassilis Economou.

 

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email