Promovohet dokumentari “Trashëgimtarët e një historie shpëtimi”
Kulturë

Promovohet dokumentari “Trashëgimtarët e një historie shpëtimi”

24 Janar 2018 | 11:55

Në prag të 27 janarit, ku shënohet edhe Dita Përkujtimore e Holokaustit, e cila kujtohet në mbarë botën me aktivitete të ndryshme duke reflektuar të kaluarën, vrasjet, mizoritë e një populli, vetëm se ishin hebrenj, populli shqiptar këtë datë e sheh me një dimension tjetër, si datë kur përkujtohet ndihma për strehimin e hebrenjve nga shqiptarët, që ka mundësuar shpëtimin e tyre gjatë Holokaustit.

Lekë Rezniqi, protagonist i këtij dokumentari, flet për historinë e familjes së tij me familjen Abravanel, marrëdhëniet e të cilëve kalojnë përtej miqësores dhe shkojnë kah ato familjare.

Rezniqi përmend edhe familjet nga Kosova, të cilat kishin ndihmuar në strehimin e hebrenjve gjatë asaj periudhe.

“Sipas hulumtimeve që janë bërë ka filluar të vërtetohet se numri më i madh i hebrenjve ka kaluar nëpër Kosovë, pikërisht nëpër shtëpitë e shumë familjeve shqiptare, siç janë: familja Rezniqi, Behluli, familja e Halim Spahisë, Faik Sharrit, Hasan Mulla Shabanit, Ramadan Musës, Jusuf Nimonajt, familja Aliçkaj, e Mon Belegut etj” , tha ai.

Në kuadër të këtij dokumentari, shfaqen edhe protagonistët kryesorë, Rachel Shelly Levy Drummer dhe Lekë Rezniqi, të cilët shpalosin edhe historinë e familjeve të tyre dhe situatat nëpër të cilat kanë kaluar.

Shelly, mbesa e Haim dhe Berta Abravanel nga Shkupi, kujton kohën kur gjyshi i saj ishte strehuar tek familja Rezniqi në Deçan, më saktë tek Arsllan Mustafë Rezniqi, që ishte stërgjyshi i Lekës.

Familja nga Kosova, pastaj ishte dekoruar me mirënjohjen “Fisnik mes kombeve”, në vitin 2008, nga Yad Vashem, ambasadori i Izraelit.

Kujtojmë se shfarosja më e egër e popullit hebre ndodhi pas pushtimit fashist të Ballkanit, në periudhën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më të lexuarat

Tribuna

Email