Njihuni me pianisten 11 vjeçare, fituese të shumë çmimeve (FOTO/VIDEO)
Kulturë

Njihuni me pianisten 11 vjeçare, fituese të shumë çmimeve (FOTO/VIDEO)

23 Qershor 2017 | 18:59

Kristel Karagjozi është 11 vjeçare dhe studion ne klasën e pestë të te shkollës se muzikës Jan Kukuzeli ne Durrës te Shqipërisë ne degën e pianos.

Ajo është një nxënëse me rezultate shume te larta ne mësime dhe ne piano. Ka mare pjese ne konkurse pianistike ku ajo është vlerësuar me çmime te para: si te EPTA Tirane ku ajo është versuar 4 here rresht me çmime te para, Pjeter Gaci ne Shkodër,Shopen etj. Vitin e kaluar ajo mori pjese ne Pianisti i Ri qe zhvillohet këtu ne Prishtine dhe u vlerësua me çmim te pare dhe ne natën finale fitoi çmimin special Master Clas ne Itali te ofruar nga M.

Ketë vit Kristel ka mare pjese përsëri ne konkurset ndërkombëtare te zhvilluara ne Prishtine si ne ARS KOSOVA ku mori çmimin e pare dhe ne PIANISTI I RI ku u vlerësua me çmimin absolut me 100 piket maksimale dhe ne natën Gala ku konkurruan fituesit dhe ajo u vlerësua me çmimin Lola Gjoka te ofruar nga EPTA Albania.

Kristel thotë se është shume e lumtur sa here vjen ne Prishtine. I pëlqen mikpritja dhe dashuria e njerëzve këtu.

Ne shtator ajo do te mari pjese ne nje konkurs shume te rendesishem ne Itali. Ajo e dashuron pianon dhe nuk ndahet asnje dite prej saj.Pasioni per pianon i ka lindur qe ne moshe shume te vogel kur me gishtat e saj te vegjel mundohej te luante ne tastiere dhe qe atehere ajo nuk eshte ndare kurre prej saj.

https://www.youtube.com/results?search_query=kristel+karagjozi 

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email