Muzeu i kristaleve, “Perla” e Kosovës
Kulturë

Muzeu i kristaleve, “Perla” e Kosovës

25 Janar 2017 | 12:21

Ky muze është themeluar në vitin 1964 nga një grup entuziastësh i minatorëve të Trepcës, të cilët grumbulluan kështu  një pjesë të këtyte kristaleve e mineraleve të llojeve të ndryshme,  për t’ia ekspozuar publikut këto perla të vendit.  Në ktë muze ruhen kristale nga më të ndryshmet, dhe gjithësecili me rëndësinë e tij.

Eksponate shumëngjyrëshe, disa më të vegjël, e disa më të mëdhenj, por secili më i bukur se tjetri. Secili nga këto kristale ka shkëlqimin që të mahnit, me atë bukuri që nuk mund të ngopesh duke i shikuar.

Drejtori i këtij muzeu, Rasim Veseli theksoi rëndësinë që ka ky muze, si një  objekt reprezentativ shtetëror në të cilën janë të grumbulluara shumica e pasurive minerare të Kosovës.

Përveq kristaleve të Trepcës që janë të ekspozuara, në këtë muze ka edhe kristale nga vende të ndryshme të rajonit. Por, edhe disa nga vendburimi i Magurës.

Që turistët ta kenë më të lehtë të kuptojnë rreth rëndësisë dhe vendburimit të këtyre kristaleve, do të takohen edhe me ciceronin që do t’iu shpjegojë cdo gjë rreth tyre.

Ibrahim Oso, është ai i cili më shumë dashuri ju tregon për këto pasuri të vendit.

Pjesën më të madhe të këtij muzeu e zënë eksponatet që janë gjetur në minierat e vendit: Trepcë, Artanë, Kishinicë, e të tjera.

E ndërsa në hyrje të këtij muzeu, do të ndesheni më një bllokdiagramë i cili është punuar para 30 viteve nga gjeologët e Trepcës. Në këtë bllokdiagramë janë të paraqitura të gjitha elementët që gjenden në minierë.

Për të zgjuar edhe më shumë kurreshtjen, në një qosh të muzeut është e vendosur edhe një maketë e cila është punuar nga disa minatorë të Trepcës, me vetëdëshirën e tyre, e të cilët kanë  paraqitur  një punishte në minierë,  Dhe, pothuajse  gjithë punën e tyre në formë të miniaturës.

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email