Me 23 shkurt vjen filmi ‘Të thyer’
Kulturë

Me 23 shkurt vjen filmi ‘Të thyer’

06 Shkurt 2017 | 12:42

Filmi i metrazhit të gjatë i Edmond Budinës, njëkohësisht është edhe premiera e parë për vitin 2017-të, në Shqipëri,

Filmi “Të thyer”, me skenar e regji të Edmond Budinës, që nga 23 shkurti vjen premierë për audiencën shqipfolëse, Një gjë e tillë u bë publike nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, të cilët treguan se “Të thyer”, që nga 23 shkurti do të shfaqet në rrjetin e Kinemave Imperial në Tiranë dhe Majestico në Korçë e poashtu edhe në Millenium e Cineplexx. Filmi i metrazhit të gjatë i Edmond Budinës, njëkohësisht është edhe premiera e parë për vitin 2017-të, në Shqipëri.

Filmi vjen si një bashkëprodhim shqiptaro-italian-bullgaro-maqedonas dhe është xhiruar në Shqipëri, Itali dhe Maqedoni. Në rolet kryesore të filmit “Të thyer”, vijnë aktorët si: Laert Vasili, Nikolla Llambro, Gladiola Harizaj, Sotiraq Bratko, Zamira Kita, shkruan KultPlus/GazetaTribuna

Më të lexuarat

Tribuna

Email