Lorik Pylla pjesmarrës në “‘International Istanbul Classical Guitar Festival’
Kulturë

Lorik Pylla pjesmarrës në “‘International Istanbul Classical Guitar Festival’

04 Mars 2017 | 16:54

Festivali i cili këtë vit shënon edicionin e katërt me radhë, do të mbahet nga data 26 deri më 30 prill.

Talentët e rinjë kosovarë po vazhdojë të tërheqin vëmendje, i fundit është kitaristi Lorik Pylla, i cili është ftuar për koncert solistik në ‘International Istanbul Classical Guitar Festival’. Duke qenë pjesë e këtij festivali, Pylla hyn në mesin e kitaristëve të rinjë më eminent të kohës.
Në këtë koncert do të prezantohen edhe kitaristët Ozberk Miraçsarigul dhe Timor Dersoniyelioglu.
Për këtë pjesëmarrje është shprehur shumë i lumtur edhe instrumentisti Pylla.

“Ndihem i lumtur që jam i ftuar për koncert solistik në edicionin e këtij viti të festivalit prestigjioz “International Istanbul Classical Guitar Festival” në mesin e kitaristëve më eminent të kohës. Faleminderit profesorit Gjulian Bytyqi, Shkollës së Muzikës ‘Prenk Jakova’ në Gjakovë dhe drejtorit Kastriot Sada për përkrahjen e vazhdueshme”, ka shkruar Pylla.

 

kitara

Më të lexuarat

Tribuna

Email