Largohet nga Pallati i Rinisë në Prishtinë instalacioni i Alketa Xhafës
Kulturë

Largohet nga Pallati i Rinisë në Prishtinë instalacioni i Alketa Xhafës

08 Tetor 2017 | 10:59

Instalacioni i artistes Alketa Xhafa, i cili ishte vendosur në hapësirat poshtë pallatit të rinisë, e i cili ishte një ndër instilacionet më të veçanta që është parë në Kosovë, është larguar nga vendi ku ishte, shkruan KultPlus.

Këtë gjë, e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, kritiku i artit Ilir Muharremi, i cili postimin e tij e ka shoqëruar më fotografinë e instilacionit të artistes shqiptare e cila lë gjurmë me punën e saj të veçantë.

“Ky instalacion i artistes Alketa Xhafa eshte hequr nga hapesira poshte pallatit te rinise. Arsyeja e heqjes eshte se Termokosi ka punuar ne kete ambient. Pasi eshte rregulluar hapesira nuk eshte kthyer instalacioni. Mendoj se duhet te kthehet ngaqe eshte krejt ndryshe me ato skulptura cfare jemi mesuar ti shohim ne kryeqytet”, ka shkruar Ilir Muharremi.

Më të lexuarat

Tribuna

Email