Lady Gaga shkëlqen në Super Bowel
Kulturë

Lady Gaga shkëlqen në Super Bowel

06 Shkurt 2017 | 12:40

Një shfaqje e jashtëzakonshme e Lady Gaga, në finalen e Super Bowl, të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në NRG Stadium të Houston, e konsideruar ngjarja e vitit në Amerikë.

Ylli i popit në 13 minuta prezantoi më të mirat e suksesit të saj mes fluturimeve mbi turmën e njerëzve në stadium deri tek fishekzjarret. Nga “Just Dance” tek “Born This Way”, duke kaluar tek “Poker Face”, “Bad Romance” dhe kënga e fundit “A Milion Reasons”, Lady Gaga nuk ka lënë jashtë asnjë nga këngët e saj më të dashura.

“Ëndërroj ta bëj këtë koncert që kur kam qenë katër vjç, e di saktësisht së çfarë duhet të bëj”, ka thënë Gaga.

Lady Gaga u konfirmua ylli i shfaqjes 2017, e konsideruar nga NFL “ngjarja muzikore më e ndjekur e vitit”, që në shtator 2016, shkruan KultPlus/ GazetaTribuna

Më të lexuarat

Tribuna

Email