“LA REPUBBLICA”: ITALIANËT TË INTRIGUAR NGA SHQIPËRIA
Kulturë

“LA REPUBBLICA”: ITALIANËT TË INTRIGUAR NGA SHQIPËRIA

06 Shtator 2017 | 12:36

Një shkrim i veçantë u është kushtuar turistëve italianë në Shqipëri, të cilët këtë vit kanë qenë të shumë të numër, shkruan media italiane “La Repubblica”.

Sipas kësaj të fundit, ndërtimet e reja dhe çmimet e ulëta janë ato që kanë tërhequr italianët, të cilët nga janari deri në korrik kanë qenë plot 182 mijë, me një rritje prej 56%.

“Pushime low cost, italianët të intriguar nga Shqipëria: Këtu me 30 euro fle në hotel dhe 10 ha darkën”, është titulli i shkrimit të “La Repubblica”.

Duke pasur parasysh edhe fluksin më të madh të lëvizjeve e mbart porti i Barit, kjo media shkruan se turistët nga Puglia duket se janë më të shumtët që kanë preferuar të kalojnë pushimet në brigjet shqiptare,

Një nga agjencitë që ofrojnë paketa turistike në shtetin fqinj e cilësojnë Shqipërinë si vendin me kosto shumë të ulët, por me mrekullia të natyrës dhe ndërtesa të reja, duke bërë krahasimin me vendet fqinje si Mali i Zi apo Korfuzi.

Më të lexuarat

Tribuna

Email