Kështu duket ekspozita e Petrit Halilajt në New Museum në New York (VIDEO)
Kulturë

Kështu duket ekspozita e Petrit Halilajt në New Museum në New York (VIDEO)

29 Shtator 2017 | 9:31

Zogjtë nuk i largohen Petrit Halilajt. Kafshët e ndryshme e kanë mbushur Instagramin e artistit.

Zogjtë nuk mund të lihen anash edhe në ekspozitën e artistit kosovar e cila u hap dje në Nju Jork të Amerikës. New Museum ka mirëpritur kësisoj punën e artistit kosovar në një hapje ekspozite e cila ka marrë vëmendjen e duhur në këtë institucion arti.

Skulpturat e vogla të zogjve i shohim në ekspozitë, shkruan KultPlus.


Marrë nga Anna Di Lellio / Facebook

Vetë artisti ka qenë i pranishëm në hapjen e ekspozitës “RU”. Kritikja e artit Hettie Judan ka thënë se RU në fakt simbolizon RUnikun, RUins (gërmadhat), RUmination (Ripërtypjen) RUction (Rrotullimin) apo edhe RUMmage (Rrëkenë).

Turkish Journal @turkishjournal

Në hapësirën ekspozuese, një film zbulon tregimet që kanë lindur prej këtyre objekteve të nxjerra nga toka. Halilaj bisedon me fqinjët për të zbuluar mitet dhe historinë e këtyre objekteve. 

Më të lexuarat

Tribuna

Email