Kënga përfaqësuese e Britanisë në Eurovision 2017 (VIDEO)
Kulturë

Kënga përfaqësuese e Britanisë në Eurovision 2017 (VIDEO)

30 Janar 2017 | 15:51

Britania e Madhe ka zgjedhur përfaqësuesen për në Eurovision 2017. Ish ylli i “X Factor” Lucie Jones është zgjedhur për të përfaqësuar vendin e saj në këtë garë.

Kënga me të cilën Lucie është prezantuar titullohet “Never Give Up On You” dhe kjo këngë në muajin maj do të ketë rastin të prezantohet në garën e madhe të Eurovision.

Pas fitores Lucie ka shkruar një tweet ku është shprehur thellësisht e lumtur. “Sonte ka qenë një nga netët më të mira të jetës sime”, ka shkruar artistja.
Eurovizioni këtë vit mbahet në Kiev të Ukrainës, në muajin maj, ku pritet të përfaqësohet edhe Shqipëria me këngëtaren Lindita Halimi dhe këngën “Botë”.

Më të lexuarat

Tribuna

Email