Ju thërret Prince Quick&Kida, nesër koncert i madh në Prishtinë
Kulturë

Ju thërret Prince Quick&Kida, nesër koncert i madh në Prishtinë

14 Prill 2017 | 15:43

Nesër ,(e shtunë 15 prill), në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00, Prince Quick bënë prezantimin e bashkëpunimit me këngëtaren e famshme Kida, ku do të mbajë një koncert të madh. Mes tjerash Kida do të performojë edhe këngën e saj më të re në bashkëpunim me DJ e famshëm nga Franca – HCUE “Don’t say no more”.

Në eventin që do të moderohet nga Berat Miftari,Shqipe Berisha dhe Gonxhe Gerxhaliu ,mysafir special do të jetë këngëtari i njohur Endri. Do të ketë edhe DJ, lojëra e instant shpërblime të shumta. Prezentë do jenë edhe 20 maskota të luanit Prince Quick me të cilat do keni mundësi të bëni fotografi. Organizatori i këtij eventi, Prince Quick, do shërbejë produktet e tij gjatë tërë kohës.

Nuk do mungojnë befasitë nga më të ndryshmet. Mos mungoni as ju! #kidanshesh Organizatorët e këtij eventi janë të gatshëm dhe mirëpresin të gjithë qytetarët. Po ashtu për këtë koncert ka dhënë leje Komuna e Prishtinës.

Më të lexuarat

Tribuna

Email