Jabllanica, fshati i trimave dhe rezistencës (VIDEO)
Kulturë

Jabllanica, fshati i trimave dhe rezistencës (VIDEO)

07 Mars 2017 | 20:38

Muaji mars njihet si muaj i sakrificës, heroizmit e atdhedashurisë. Muaj në të cilin kujtohen ata që u flijuan e dhanë më të shtrenjtën gjë që patën, jetën. Veç Prekazit, është një vend tjetër, që mbart në vete lavdinë e heroizmin. Është Jabllanica e Dushkajës së Gjakovës, fshat i rezistencës, i larë me gjak ndër shekuj. Këtë e dëshmon, edhe Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit”, ku janë të varrosur 33 dëshmorë, trima e luftëtarë të etur për lirinë. Ndërsa janë datat, ato që mbledhin bashkëluftëtarët, familjarët e qytetarë të shumtë, të cilët kujtojnë e bëjnë homazhe pranë këtyre të rënëve.

Dhimbja e krenaria më e madhe është pikërisht e atyre që ja falën bijtë e vëllëzërit e tyre tokës sonë. Njëri nga ta është edhe Selman Rexha, i cili shpesh vije e kujdesët për varret, e i kujton me mall më të dashurit e tyre.

Malli për djalin e vëllaun, e nipin e tij të vrarë, ende s’i është shuar as plakut të urtë, e fjalëpak, Mehmet Mehmetit.

E ai aty shpesh takohet me Selmanin. Bashkë qajnë hallet, çmallen e kuvendojnë për të vdekurit e të gjallët.

Ne aty takuam edhe djalin e axhës Selman, Shkelzenin, i cili tha se ndjen krenari që i takon  kësaj familje, e cila nuk kurseu asgjë për Kosovën.

Fshati Jabllanicë gjithmonë është shquar për trima e trimëri. Djemtë e këtij vendi, gjithnjë i kanë shërbyer atdheut. Njëri nga ta është edhe Shkëlzeni, nipi i Myrtë Zenelit, njërit nga prijësit dhe luftëtarët më të mëdhenj të Dukagjinit e Kosovës.

Për më shumë ndiqeni reportazhin nga Tribuna Channel

Më të lexuarat

Tribuna

Email