Hoti shpreh mallëngjimin për të kaluarën përmes poezisë
Kulturë

Hoti shpreh mallëngjimin për të kaluarën përmes poezisë

10 Tetor 2017 | 10:53

Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti, që në mandatin e kaluar ishte edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, përveç politikës, ka shprehur talentin dhe përkushtimin e tij edhe për artin.

Ai ka postuar në facebook-un e tij personal një poezi me anë të së cilës ka shprehur dashurinë dhe mallëngjimin për kohët e rinisë.

Në vazhdim mund ta lexoni poezinë e Hotit të titulluar “Hëna e mbuluar me jakë!”

Hëna e mbuluar me jakë!

Ty s’mund të t’i them të gjitha,
As në poezi!
Aty ka hapësira të helmuara!
Ka kurthe prej shekujsh,
Përplot pabesi!
Më duhet të të fshehë përmes figurash,
Për të frymuar më pas
Teksa ecën rrugëve të zbrazura pas mesnate,
Me erën e lehtë prej shiu,
Me hënë të mbuluar me jake të viteve të ’70-ta,
Me mijëvjeçarin e veshur me pardesy!
Vajzë e bukur!
Njerëzit mendojnë se fjala është absolute
Në lirinë e saj,
Në krijim.
E di!
Mbi veprën e një poeti,
Sado pa dukshëm,
Frymon etika e Kushtetutës së Njerëzimit,
Nenet, përkufizimet e saj.
Dhe unë ndihem i skuqur,
I stisur me shtresime të çara,
Si një lëvore Bungu,
Përse të dëshiroj ty!
E di se jam kalimtar i vonuar,
I paturp në krijimin tim!
S‘mund të të trokas te porta,
Vajzë e mbarë!
As me magjinë e vargut,
As me ritmin e fjalëve,
Të të përkëdhel shtatin
Kurrsesi?!
S’mund të t’i varë metaforat,
Si gjerdan smeraldi në gji?!

Prishtinë, shtator 2017

Më të lexuarat

Tribuna

Email