Hardh Fest 2017 promovon Republikën e Kosovës
Kulturë

Hardh Fest 2017 promovon Republikën e Kosovës

23 Gushtë 2017 | 20:08

Hardh Fest është një nga festivalet kosovare që ka bërë bujë edhe jashtë kufijve.

Legjenda botërore Joe Lynn Turner, ish-vokalisti i Deep Purple & Rainbow sapo vendosi në web-faqen e tij zyrtare performancën/turneun e tij në Rahovec, Kosovë – me datën 9 Shtator.

Përveç Kosovës, përformancat e solistit përfshijnë edhe vende tjera evropiane si Gjermani, Norvegji, Çeki, Bullgari,Uells, por edhe shtete jashtë Evropës si Japoni e Puerto Rico.

Është krenari të shohësh  Rahovecin/Kosovën së bashku me metropolet e mëdha botërore.

Linku ku mund të shihni turnet e tij:

 

http://joelynnturner.com/tour/

 

 

 

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email