Hapet pavijoni i Kosovës në Festivalin e Cannes
Kulturë

Hapet pavijoni i Kosovës në Festivalin e Cannes

18 Maj 2017 | 17:41

Qendra Kinematografike e Kosovës vazhdon prezencën me pavijon në tregun e filmit Marche Du Film në Cannes, i cili është një prej tregjeve më të mëdha në botë.

Dje, 17 maj ka filluar edicioni i 70-të i festivalit të Cannes dhe këtë vit Kosova ka pavijonin e përbashkët me Shqipërinë i cili do të jetë i hapur deri me 26 maj 2017.
Qendra Kinematografike e Kosovës në treg do të promovoj filmat e fundit kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit. Këto ditë do të mbahen shumë takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të mëdha ndërkombëtare dhe producent e distributor të ndryshëm.

Gjatë kësaj kohe përveç përfaqësuesve nga QKK do të ketë përfaqësues edhe nga Ministria e Kulturës, nga Kosova Film dhe artistë të tjerë që do të kenë takime me fonde tjera të filmit, festivale, producent etj.

Qendra Kinematografike e Kosovës së bashku me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë do të organizojnë një koktej rasti për të gjithë bashkëpunëtorët e fondeve të filmit, producent, distributor e përfaqësues të festivaleve.

Më të lexuarat

Tribuna

Email