Hapet ekspozita “Nën të njëjtin qiell”
Kulturë

Hapet ekspozita “Nën të njëjtin qiell”

14 Tetor 2017 | 9:52

Rezultat i bashkëpunimit të Kosovo Art Academy me seli në Kosovë dhe Universitetit Laba me seli në Itali, është ekspozita ndërkombëtare e artistëve italian dhe atyre kosovarë e titulluar “Nën të njëjtin qiell”, e cila për publikun do të hapet sot.

Roberto Dolzanelli, presidenti i KAA-LABA, ka vlerësuar se kjo ekspozitë është shumë e rëndësishme për Kosovën si një vend që duhet të rigjejë identitetin e vet nga pikëpamja kulturore.

Dolzanelli tha se kanë vendosur ta titullojnë ekspozitën “Nën të njëjtin qiell”, pasi me këtë shpresojnë që kjo do ta ndihmojë që të tejkalohen dallimet dhe vështirësitë që kalojnë të gjithë popujt.

Ndërsa, kuratori i ekspozitës, Alberto Mattia Martini, bëri të ditur qëllimin e ekspozitës.

Drejtori i Kosovo Art Academy, Shaban Bujupaj tha se Kosovo Art Academy është themeluar në bashkëpunim me akademinë Laba, dhe se beson që kjo akademi është shumë e rëndësishme për Kosovën.

Më të lexuarat

Tribuna

Email