Greva e artistëve, pritet bllokimi i komplet repertoarit
Kulturë

Greva e artistëve, pritet bllokimi i komplet repertoarit

24 Tetor 2017 | 8:25

Ka filluar sot kampanja e grevës nëpërmjet rrjeteve sociale, me sloganin #veçpojukqyrim #ngrevë #meaktoret #5.

Ndërsa ne kemi kontakruar sot aktorin e mirënjohur të Teartrit Kombëtar, Shkelzen Veselin, i cili ka thënë se shkresa e parë që ka qenë kundrejt Minstrisë së Kulturës ka qenë që ne akrorët, qe 10 muaj jemi me negociata, me kërkesë dhe dialog me minisri, përkundër përmirësimeve të tyre, asgjë nuk është zgjidhë deri më tani.

“Ne e paralajmëruam Ministrinë që kemi me bllokuar reportuarin komplet me ndërmjetësimin e Sbashk-ut, sepse ne jemi një organizatë në kuadër të tyre” tha Veseli.

 Ai gjithashtu shtoi: “Ne presim që ne mos me vazhdu menjëherë me bllokadë, me lënë dyer të hapura për dialog. E kemi anuluar vetëm një shfaqje që ishte të premten e kaluar dhe i dhamë kohë ministrisë me reflektu, prej sodit ata kanë vetëm edhe pesë ditë me ndërmarrë diçka, përndryshe ne të premten kemi konferencë urgjente për media dhe prej asaj dite ne bllokojmë komplet repertoarin në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do të thotë kjo është ideja e zgjidhjes.”

“Ne sot kemi filluar një fushatë në rrjetet sociale qe me ia kujtu ministrit që ditët po afrohen, ideja është kjo; Të premten bllokohet repertuari i Teatrit Kombëtar të Kosovës si fazë e dytë e greves”, perfundoi Shkelzeni.

Martin Kocovski-regjisor teatri, Vlora Nikci-aktore, Rebeka Qena-aktore, Besart Sllamniku-aktor, Zana Hoxha Krasniqi-regjisore, Blerta Deliu-deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Iliriana Loxha Basha-kostumografe, Arbana Xharra-ish-gazetare, Lendita Zeqiraj-regjisore, Kushtrim Hoxha-aktor, Shkumbin Istrefi-aktor, Blerta Zeqiri-regjisore, Labinot Raci-aktor, janë disa nga emrat që mbështesin grevën e aktorëve deri në plotësimin e kushteve që po kërkojnë.

Edhe aktorja e njohur Arta Selimi u shpreh duke thënë se greva ka qenë hapi i fundit të cilin është dashur me e ndërmarë aktorët e Teatrit Kombëtar në mënyre që me u marë seriozisht kërkesat tona për rritjen e pagave bazë.

Duhet një herë e përgjithmonë me e kthy respektin për punen e palodhshme, të pa orar e me rreziqe të ndryshme, që krejt aktoret së bashku e bëjme per t’i servu publikut një shfaqje korrekte dhe të shumtën e rasteve të nivelit Europian. Për mos me e përmend faktin që është dhimbshme vetëm ideja që “duhet me ja mbushë mendjën” dikujt që i meritojmë, kjo t’mytë krejt, për faktin që aktrimi ështe një prej profesioneve rezultatet e të cilit janë më se të prekshme dhe publike”, tha Selimi për Blic.

“Nuk jam i punësuar në Teatrin Kombëtar, por jam aktor dhe e kuptoj dhe e mbështes fuqimisht kërkesën e aktorëve të TKK-së, për rritjen e pagave. Dhe jo vetëm të TKK-së por të të gjithë aktorëve të punësuar në Teatrot e Kosovës”, ka shkruar Shkumbin Istrefi në llogarinë e tij në rrjetin social.

Aktorja e mirënjohur Lena Kryeziu gjithashtu për Gazetën Blic ka thënë: “Kemi vendos me hy në grevë pasi që nuk na ka mbetë tjetër formë. Ne kemi pase konsiderate te madhe por me sa duket kemi hase me veshe te shurdher. Gjithçka deri më tani është vepruar konform rregullave të Sbashk-ut dhe se nuk kerkojmë asgjë më shumë përpos asaj që më të drejtë na takon.

Është edhe aktorja Vlora Nikçi e cila ka thënë për Gazetën Blic se padrejtesitë për aktorin fillojn nga teatri që ajo e ka cilësuar si “shtëpia e tyre” e deri tek ministrit e kryeministrit.

“Prandaj artisti gjendet në ketë pozitë të të cilën aspak nuk e meriton. Këto padrejtesi të njëpasnjëshme vunë maje tek rrogat e artistëve të cilat janë një nivel me koficentin e punëtoreve te thjeshtë”, u shpreh Nikçi

Më të lexuarat

Tribuna

Email