Filharmonia hap sezonin e ri me një koncert premierë
Kulturë

Filharmonia hap sezonin e ri me një koncert premierë

29 Shtator 2017 | 8:12

Filharmonia e Kosovës të dielën do të mbaj koncertin premierë njëherësh koncertin e hapjes se sezonit të ri të Orkestrës së Filharmonisë, ndërsa do t’i paraprijë hapja e ekspozitës “Duke zbuluar një trashëgimi të fshehur” e cila paraqet shpëtimin e hebrenjve në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore .

Për këtë arsye nesër do të mbahet një konferencë për media, ku të pranishëm do të jenë solisti virtuoz Sergei Nakariakov nga Izraeli, pianistja Maria Meerotvich nga Belgjika, dirigjenti Boian Videnoff nga Gjermania (dhe drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari.

Koncerti do të mbahet të dielën nga ora 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë./

Më të lexuarat

Tribuna

Email