Fakulteti i Arteve të Pejës sot me koncert në DAM Fest
Kulturë

Fakulteti i Arteve të Pejës sot me koncert në DAM Fest

30 Mars 2018 | 10:55

Në kuadër të edicionit më të ri të festivalit të njohur të muzikës klasike “DAM” , sot në Prishtinë me një koncert do të prezantohen studentët e Fakultetit të Arteve të Pejës.

Pas një sërë koncertesh e suksesesh si brenda ashtu edhe jashtë vendit, studentet e Fakultetit të Arteve në Pejë, gjegjësisht dega e muzikës sonte në kryeqytet do të paraqiten më një program të ngjeshur artistik.

Me ftesë të festivalit “DAM” studentët para audiencës do të prezantohen me vepra instrumentale dhe korale, e një nga këto vepra do të jetë premierë nga kompozitori Valton Beqiri, e kompozuar enkas për korin e fakultetit në fjalë, si dhe aranzhimi i kompozitorit Drinor Zymberi.

Sakaq kori do të drejtohet nga dirigjenti Hysen Nimani, shoqëruar në piano nga Besim Qorri.
Ky koncert do të nis në orën 18:30 në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë.

Pas këtij koncerti, ky fakultet do të prezantohet edhe në Koln të Gjermanisë dhe Pule të Kroacisë.

Ndryshe ky institucion po vazhdon suksesshëm promovimin e veprave të kompozitorëve shqiptar jashtë vendit, kujtojmë këtu koncertet e sukseshme që kanë pasur më herët në Shqipëri, Maqedoni dhe Bullgari.

Më të lexuarat

Tribuna

Email