Erza Muqolli këndon bashkë më këngëtaren e njohur franceze Zaz (VIDEO)
Kulturë

Erza Muqolli këndon bashkë më këngëtaren e njohur franceze Zaz (VIDEO)

10 Janar 2018 | 10:49

“Eblouie par la Nuit”, është kënga e cila ka bashkuar në skenë këngëtaren e re shqiptare Erza Muqollin me këngëtaren e njohur franceze Isabelle Geffroy, apo e njohur si Zaz, shkruan KultPlus.

Erza e cila është vetëm 12 vjeçare, ajo tashmë po mahnit publikun francez me talentin e saj. Ajo muajin e kaluar e vetme është ngjitur në skenën AccorHotels Arena, ku më zërin e saj të ëmbël ka filluar të këndoj këngën “Eblouie par la Nuit”, në të cilën më pas i është bashkuar edhe këngëtarja e njohur franceze Zaz.

Pas përfundimit të interpretimit të kësaj kënge derisa publiku e përcjellë me shumë duartrokitje këtë performancë, Erza shpreh falënderimet ndërsa këngëtarja Zaz dëgjohet duke e brohoritur fuqishëm emrin e Erzës.

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email