Emina Çunmulaj, jo vetëm e bukur!
Kulturë

Emina Çunmulaj, jo vetëm e bukur!

07 Shkurt 2017 | 14:24

Njëra prej shqiptareve me një bukuri tejet natyrale, e cila gjithashtu njihet si një ndër femrat e pakta pa ndonjë ndërhyrje kirurgjike është modelja Emina Çunmulaj, ku muajt e fundit po del të jetë mjaft e kujdesshme edhe për vajzën e saj.

Ajo është një ndër modelet më të njohura shqiptare, e cila ka një karierrë të mirëfilltë dhe  të suksesshme në të gjithë botën. Ajo eshte e martuar dhe ka nje vajze me Sam Nazarian, bilioneri Iranian.

Si një nënë e re Çunmulaj, mori pjesë edhe në një event bamirësie të mbledhjes së donacioneve, që janë bërë për fëmijët e sëmurë në spitalin e Los Angelos në SHBA. Ajo ka postuar një fotografi ku gjendet mes dy pikturave, e që ka të bëjë saktësisht me terapinë përmes artit të fëmijëve të sëmurë. Në këtë postim nuk ka munguar as suporti i saj por edhe falënderimet ndaj Emines për anën humane që ka treguar.

Ajo ka kohë që nuk është parë në pasarelat e modës, pasi ajo tashmë i është përkushtuar vajzës së vogël të saj, Ella Faria.

Cunmulaj, e cila tashmë prej vitesh jeton në SHBA, ka marrë pjesë në darkën speciale për komunitetin diplomatik të organizuar nga ekipi i Inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

E privilegjuara Emina, ka publikuar në rrjetin e saj social Facebook, disa foto ku shihet  me ambasadorët  e Shqipërisë dhe Malit të Zi.

E veshur me një fustan të zi, modelja ka treguar më së miri format e saj të hijshme trupore./ GazetaTribunaeminaeminja 2

Më të lexuarat

Tribuna

Email