“E humbur dhe e gjetur” do ta prezantojë Kosovën në Venedik
Kulturë

“E humbur dhe e gjetur” do ta prezantojë Kosovën në Venedik

11 Mars 2017 | 11:21

Artisti me renome botërore Sislej Xhafa, përfaqësuesi i Pavijonit të Kosovës në Bienalen e 57të të Venedikut, së bashku me komisionerin Valon Ibraj dhe kuratoren Arta Agani do të mbajnë sot një konferencë për media.
Artisti Xhafa, komisioneri Ibraj dhe kuratorja Agani do të flasin për veprën e Xhafës “E humbur dhe e gjetur”, që do të prezantojë Kosovën në Venedik me hapjen zyrtare më 11 maj në ora 11:00. Ata do të flasin edhe për përgatitjet dhe punën që ekipi i Pavijonit është duke e bërë në mënyrë që të ketë një përfaqësim konkurrues dhe dinjitoz në Bienalen e Venedikut. Konferenca mbahet në Galerinë Kombëtare të Kosovës, duke filluar nga ora 12:00.

Më të lexuarat

Tribuna

Email