Dua Lipa bën pite në Amerikë, aty ishte edhe Merita Halili (VIDEO)
Kulturë

Dua Lipa bën pite në Amerikë, aty ishte edhe Merita Halili (VIDEO)

20 Dhjetor 2017 | 10:51

Asnjëherë më parë një emision në Amerikë nuk ka frymuar shqip kaq shumë, sa episodi i radhë i “The Untitled Action Bronson Show”.

Action Bronson, me origjinë shqiptare, bashkë me Dua Lipën dhe artistët shqiptarë Merita Halili e Raif Hyseni, mbrëmë kanë sjellë në emisionin 30 minutësh ushqim shqiptar dhe melodi si “Doli goca penxhere”.

Dua fillon të bëjë pite bashkë me Action Bronson- emri i vërtetë i të cilit është Arian Asllani, i cili sikur për shaka thotë se nuk e di gjuhën shqipe dhe i vjen turp ta flasë këtë gjuhë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email