Ceremoni solemne për 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut në parlamentin maqedonas
Kulturë

Ceremoni solemne për 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut në parlamentin maqedonas

17 Janar 2018 | 9:59

Një ceremoni solemne do të zhvillohet sot në parlamentin maqedonas kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Në këtë ceremoni pritet të marrin fjalën kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi, drejtori i Institutit për Trashëgiminë Kulturore dhe Shpirtërore të shqiptarëve, Skënder Asani, drejtori i Institutit për Historinë Kombëtare, Dragi Gjeorgjiev dhe profesor Vllado Popovski, historian dhe anëtar i Këshillit për Shënimin e  këtij Përvjetori.

Me këtë rast do të promovohet edhe pulla postare me imazhin e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Më të lexuarat

Tribuna

Email