Besnik Dragaj me projekt të ri muzikor (VIDEO)
Kulturë

Besnik Dragaj me projekt të ri muzikor (VIDEO)

23 Gushtë 2017 | 22:57

Vera njihet si stina më e nxehtë, jo vetëm nga temperaturat, por edhe nga prurjet e shumta muzikore të artistëve tanë. Pa dyshim kjo sezonë solli këngë mjaftë të pëlqyera, me ritme e videoklipe atraktive.

Në mesin e këngëtarëve edhe Besnik Dragaj, zgjodhi këtë stinë të lansoj projektin e tij më të ri muzikor të quajtur ‘’Një dashni’’, me muzikë të Drinor Zymberit, e tekst të Arsim Bunjakut. Ndërsa videoklipi është realizuar në riverën shqiptare, duke sjellë imazhe e pamje fantastike nga bregdeti shqiptar.

Ky nuk është videoklipi i parë i artistit në fjalë, ai tashmë në kanalin youtube ka të publikuara edhe projekte të tjera, që janë pëlqyer mjaftë shumë.

Më të lexuarat

Tribuna

Email