Ballata nderohet me çmimin “Niketë Dardani”
Kulturë

Ballata nderohet me çmimin “Niketë Dardani”

28 Dhjetor 2017 | 13:22

Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani”, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka ndarë kompozitorit Zeqirja Ballata.

Kompozitori i njohur Zeqirja Ballata është nderuar sot me çmimin kombëtar për veprimtari jetësore “Niketë Dardani”.

Kompozitori   Ballata tha se i gëzohet faktit se në Kosovë krahas kompozitorëve meshkuj po rritet edhe numri i kompozitorëve femra.

Ndërsa ministri i Kulturës Kujtim Gashi ka falënderuar krijuesit muzikor për punën e tyre e cila ka për qëllim avancimin e fushës së muzikës.

“Jemi të lumtur që kemi njerëz të tillë që punojnë vazhdimisht dhe si rezultat i tyre Ministria organizon momente të veçanta”, tha ai.

Sipas tij këto cmime po i ndajnë si shenjë falënderimi për punën krijuese dhe se Ministria do të vazhdojë të jetë në mbështetje të krijuesive që me punën e tyre nderojnë dhe e pasurojnë arkivën e Ministrisë së Kulturës.

Komisioni vlerësues ka vendosur që çmimi për veprat vokalo-instrumentale dhe muziko-skenike i është ndarë kompozitorit Kreshnik Aliçkaj për veprën “Përtej luftës e paqes”, kurse çmimi për veprat orkestrale-simfonike dhe koncertale e mori kompozitorja Dafina Zeqiri, kompozitori Mendi Mengjiqi iu nda çmimi për vepra kamertale për veprën “String Quartet nr.4”.

Rafet Rudi i nderuar me çmimin për veprën korale për veprën “Deti i varreve të hapura”. Ndërsa, çmimi për vepra solistike dhe duo nuk iu nda pasi që nuk ka pasur vepra konkurruese.

Më të lexuarat

Tribuna

Email