“The Baby” sjellë edhe një histori tragjike të luftës
Kulturë

“The Baby” sjellë edhe një histori tragjike të luftës

19 Mars 2018 | 16:06

“The Baby” është filmi i radhës që do të paraqesë një histori tragjike të një familje, gjatë luftës.

Këtë film do ta sjellë Produksioni KODRA, nën regjinë dhe skenarin e Ben Apollonit.

 “Është kohë lufte dhe një çift i ri kanë mbetur të ngujuar në banesën e tyre, pa ushqim, pa qumësht, me një bebë dhe shumë frikë. Ata duan të ikin por kanë frikë pasi që bebeja e tyre e uritur qanë pa ndalë dhe kjo i bën të mos guxojnë të dalin nga banesa e tyre se mund të dëgjojnë ushtarët vajin e bebes dhe t’i kapin,” rrëfen shkurt histornë Apolloni për Gazetën Tribuna.

Ai bënë të ditur se filmin e ka financuar Agjensioni i Filmit të Maqedonisë dhe se janë në fazën e paraproduksionit.

“Ne i kemi ftuar aktorët të aplikojnë, dhe deri të mërkurën të na i dërgojnë CV e showreel. Mandej ne i ftojmë për ëe bërë një provë para kamerës,” sqaron regjisori Apolloni.

Filmi “Bebja” do të xhirohet në gjuhën shqipe dhe serbe./GazetaTribuna/

Më të lexuarat

Tribuna

Email