“ASA Colony” II, bën bashkë 30 krijues nga mbarë trevat shqipfolëse (FOTO)
Kulturë

“ASA Colony” II, bën bashkë 30 krijues nga mbarë trevat shqipfolëse (FOTO)

24 Prill 2017 | 18:58

Në kuadër të edicionit të 6-të të Festivalit Ndërkombëtar “ASA Awards” 2017, Qendra Kulturore ASA zhvilloi koloninë e krijueseve ku 30 piktorë, skulptorë, grafistë, fotografë, stilistë dhe arkitektë, nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës u bën bashkë për të punuar në Kryeqytetin e Shqipërisë.

Krijuesit qëndruan në Tiranë për tre ditë me radhë nga data 21-23 Prill ku krijuan vepra mbi tematikën “Teknologjia dhe të Rinjtë” që Qendra ASA kishte vendosur në edicionin e dytë të “ASA Colony”.

Gjatë këtyre tre ditëve me punë intensive u krijuan shume vepra artistike në pikturë, skulpturë, dizjan grafik, veshje dhe makete arkitekture nga studentet dhe profesionistët e rinj.

Gjithashtu ditën e tretë të kolonisë pranë atelierit të Qendrës Kulturore ASA u mbajt dhe një seminar mbi të njëjtën temë që kolonia trajtoi këtë vit, me të ftuar special Prof. Bujar Kapexhiun dhe karikaturistin me famë ndërkombëtare nga Prishtina, Agim Krasniqin.

Veprat e krijuara tashmë do ti nënshtrohen vlersimit paraprak të jurisë ku 25-30 prej tyre do të përzgjidhen të bëhen pjesë e konkursit të Festivalit Ndërkombëtar të Arteve Pamore, Stilimit dhe Arkitekturës “ASA Awards” edicioni VI, në 1 Maj 2017.

“Techno-Youth” është tema e vendosur për këtë vit për konkursin që është hapur dhe arsyeja që është zgjedhur kjo temë është për shkak të aktualitetit dhe ndikimi i teknologjisë në rritje tek njeriu, kryesisht tek të rinjtë, artistët krijuan gjatë kolonisë punime mbi këtë temë se si e shihnin ata ndikimin e teknologjisë kryesisht tek të rinjtë, ata për tre ditë me radhë shpalosën talentin e tyre duke pasqyruar ndjeshmërinë që ata kanë sot ndaj këtij ndikimi që po bëhet çdo ditë e më shqetësues. – tregon Olger’t Rakipllari, ideatori dhe themeluesi i Qëndrës Kulturore ASA.​

asa

asa3

asa1

Më të lexuarat

Tribuna

Email