ALBAN UKAJ, AKTORI MË I MIRË NË FESTIVALIN E TEATRIT TË BOSNJE E HERCEGOVINËS
Kulturë

ALBAN UKAJ, AKTORI MË I MIRË NË FESTIVALIN E TEATRIT TË BOSNJE E HERCEGOVINËS

20 Korrik 2017 | 15:38

Alban Ukaj është shpërblyer për këtë rol në shfaqjen “Majstor i Margarita”, që në këtë festival ka përfaqësuar Saraievski Ratni Teatar, dhe pikërisht kjo shfaqje është shpërblyer edhe për kostumet më të mira.

Për rolin Woland, aktori shqiptar Alban Ukaj është shpërblyer për rolin më të mirë në Festivalin e Teatrit që është mbajtur për të 36-ën herë në Jajce të Bosnje e Hercegovinës, shkruan KultPlus.

Alban Ukaj është shpërblyer për këtë rol në shfaqjen “Majstor i Margarita”, që në këtë festival ka përfaqësuar Saraievski Ratni Teatar, dhe pikërisht kjo shfaqje është shpërblyer edhe për kostumet më të mira.

Në këtë festival që konsiderohet të jetë festivali më i vjetër i teatrit në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe njëkohësisht njihet për kritere shumë të fuqishme, janë shpërblyer në kategori të ndryshme edhe aktorë e regjisorë të njohur të këtij shteti.

Më të lexuarat

Tribuna

Email