Aktorja kosovare që punon si shankiste (VIDEO)
Kulturë

Aktorja kosovare që punon si shankiste (VIDEO)

21 Prill 2017 | 18:53

Kjo është një ditë e zakonshme për të. Ora shënon 16:00 dhe ajo është nisur drejt lokalit ku punon si shankiste.

Ky nuk është profesioni i saj, ajo është aktore, por që nevoja për vetfinancim e ka shtyrë atë që qysh e vogël të punojë.

Është kjo Besnike Arifi, emër jo pak i njohur në fushën e aktrimit.

Me talentin dhe figurën interesante që e karakterizon, ajo rrallë herë ka qenë zgjedhja ideale për shumë regjisor si të teatrit ashtu dhe të filmit. Por jo ashtu sic e dëshiron çdo aktor.

Megjithatë të jesh ariste, veçmas në Kosovë, Besnikja thotë që nuk ështe aspak e lehtë. Jo vetëm mundësitë që janë të vogla për punësim, por edhe të jesh pjesë e projekteve të ndryshme në këtë fushë.

Besnikja nuk është e vetmja aktore që pret t’i ofrohet një rol. Është një radhë e gjatë që me vite bëhen “pre” e kësaj pritjeje të gjatë.
Vox:

Ndërsa ajo për shkak të punës që bën shpesh është paragjykuar nga të tjerët. Por ajo asnjëherë nuk e harron aktrimin, gjithnjë mirëpret rolet dhe bashkëpunimet.

Momentalisht është duke e dhënë një shfaqje për fëmijë në komuna të ndryshme të vendit./GazetaTribuna

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email