Aktoren e njohur kosovare tani mund ta shihni edhe si moderatore (Foto&Video)
Kulturë

Aktoren e njohur kosovare tani mund ta shihni edhe si moderatore (Foto&Video)

16 Janar 2018 | 16:57

Sezoni i ri i emisionit LEMzA’ po vjen!

Në shtëpinë mediatike Tribuna Channel shumë të ftuar, befasi nga më të ndryshmet vijnë përmes Njomëza I. Fetiut.

Aktorja e njohur, bashkëshortja e Nëntor Fetiut tashmë do të jetë në ekran me të ftuarit e saj, rrëfen më shumë detaje rreth bashkëpunimit me Tribuna Channel.

Ajo shprehet qe nga tash e tutje do jetë fytyra e Lemzes, njerëzit janë mësuar ta shohin si aktore dhe jo si moderatore, në fakt është hera e parë që merret me moderimin.

“Me shumë mirësi e kam pritur këtë projekt të ri duke menduar që kjo do jetë një sfidë e re për mua, e cila do më fus në botën e televizionit të cilën unë e dua dhe besoi që më shkon të jem pjesë e  një formati të tillë siç është LEMzA’.”

“Do mundohemi që në LEMzA të sjellim mysafirë të veçantë, do mundohemi që nga ata të nxjerrim të pathënat, përfshirja e familjarëve në intervista është shumë e veçantë dhe ajo e bën të dallueshme nga formatet e emisioneve të tjera”

“LEMzA’ do vazhdoj të mbetet një  prej emisioneve më të dashura për publikun, është format  i tillë që e afron shikuesin dhe depërton në personazhin të cilin ne e ftojmë”

Ato që nuk i keni ditur për personazhet publike sërish do i mësoni tek emisioni juaj LEMzA’, mos e harroni terminin e përhershëm, e premtja është e rezervuar për Lemzen, ora 20:45.

 

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email