​TEDxPrishtina sjell Inva Mulën dhe Erion Veliajn
Kulturë

​TEDxPrishtina sjell Inva Mulën dhe Erion Veliajn

07 Tetor 2017 | 13:59

Sot mbahet konferenca lokale TEDxPrishtina, që ka si mision promovimin e ideve që ia vlejnë të shpërndahen në Kosovë e më gjerë. Ky është edicioni i pestë me temën “Pasqyrime”.

Duke ruajtur formatin e suksesshëm të konferencës globale TED, TEDxPrishtina do të mbledhë zëra dhe emra nga disiplina të ndryshme, dhe do të krijojë një hapësirë nxitëse për prezantimin e ideve dhe përvojave të tyre.

Disa nga folësit e këtij edicioni janë Soparanoja me fame botërore Inva Mula, kryetari i Tiranës Erion Veliaj, Kreshnik Hoti, Arineta Mula, Rron Gjinovci, Visar Ramajli, Stefan Van Dijk, Zake Prelvukaj, Fatmir zymberi, Arlinda Causholli dhe Buna Perteshoni.

Konferenca është e ndarë në 3 seanca, ka filluar nga ora 12:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00.

Më të lexuarat

Tribuna

Email