​Kosova synon të ketë nivel të njëjtë me vendet tjera në fushën e komunikimit
Kulturë

​Kosova synon të ketë nivel të njëjtë me vendet tjera në fushën e komunikimit

23 Shtator 2017 | 14:33

Kolegji AAB në bashkëpunim me universitetet e rajonit ka organizuar sot konferencën me tematikë mbi historinë e medias dhe transformimin e saj.
Në këtë konference u diskutua për zhvillimin mediatik dhe atë shoqëror, si dhe rezultatet që ka sjellë dhe do të sjellë bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve të rajonit.Shemsedin Vehapi, zëvendës rektor në kolegjin AAB, tha se institucioni AAB ka për në fokus të veçantë ngritjen e komponentëve shkencor dhe se është përfshirë në hulumtime shkencore, të cilat paraqesin vlera të veçanta për komunitetin akademik dhe shoqërinë në tërësi. Mark Marku nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, tha se këto konferenca janë të rëndësishme, pasi rrisin zhvillimin jo vetëm mediatik, por edhe atë shoqëror në trevat shqipfolëse dhe nivel global.
Zaneta Trajkovska nga Shkolla e Gazetarisë dhe Marrëdhënieve me Publikun në Shkup, tha se kjo konferencë paraqet një mundësi për ndarjen e eksperiencave në media. Ajo tha se Maqedonia ka mbetur mbrapa me zhvillimin mediatik dhe se Kosova është shumë më e mirë në këtë drejtim.
Ramadan Çipuri nga Universiteti Bedër, tha se bashkëpunimi i ngushtë që kanë institucionet shqiptar dhe dëshira për zhvillimin mediatik me këto vende do të sjellë deri te hapave e një shkolle të mirëfilltë shqiptare të medias dhe komunikimit.
Drita Kadriu, drejtoreshë e Arsimit të lartë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, tha se konferenca të tilla ndihmojnë zhvillimin e medias dhe shoqërisë.
Drejtoresha e Arsimit të lartë në Ministrinë e Arsimit, Drita Kadriu, ka thënë se në arsimin e lartë kanë ngecje shumë të mëdha në përdorimin e teknologjisë në fushën e komunikimit. Ajo tha se synojnë që edhe Kosova të jetë në nivel të njëjtë me vendet tjera në fushën e komunikimit dhe medias. Ndërsa, Rolando Marini nga Universiteti i Italisë, tha se shkëmbimi i eksperiencave të ndryshme kontribuojnë në rritjen e komunikimit mes vendeve të rajonit.
Pas fjalimeve përshëndetëse, në konferencë u prezantuan punimet e profesor Mark Marku, profesor Rolando Marini dhe Zaneta Trajkovska.

Më të lexuarat

Tribuna

Email