Zero përfitime nga bizneset përmes MSA-së (VIDEO)
Ekonomi

Zero përfitime nga bizneset përmes MSA-së (VIDEO)

09 Janar 2017 | 23:12

Në prill bëhen një vit që nga hyrja në fuqi e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe bizneset në Kosovës ende nuk kanë përfituar asgjë, nga implementimi i saj.

Kështu thotë në emisionin Kontakt, në TribunaChannel, afaristi i njohur, Shaqir Palushi, duke folur për përfitimet që i janë premtuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

“Hyrja në fuqi, lajm i mirë, për eksport, por ka ulur edhe koston e prodhimit,” shprehet Palushi.

Ai bënë të ditur se janë premtuar nga ana e bashkësisë evropiane gjashtë milionë euro për rritjen e kapaciteteve prodhuese.

Ai pret përmirësim nga të bërit biznes në Kosovës edhe përmes pakos së re fiskale të proklamuar nga pushteti aktual.

Ai ankohet edhe për humbje të mëdha të shkaktuara nga mungesa e energjisë  elektrike.

“Kosova në këtë mënyrë ka humbur miliona euro,” është shprehur Palushi, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës të merret urgjentisht me zgjidhjen e këtij problemi.

Për më shumë, ndiqeni intervistën e plotë në videon e mëposhtme:

 

 

Më të lexuarat

Tribuna

Email