Vonesa e projekteve ndikon në mos zhvillim ekonomik
Ekonomi

Vonesa e projekteve ndikon në mos zhvillim ekonomik

29 Janar 2018 | 12:41

Ministri i Financave, Bedri Hamza, priti sot në takim shefin e Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli, me të cilin diskutoi për vazhdimin e bashkëpunimit, në veçanti për implementimin e projekteve në Kosovë, të cilat financohen nga Banka Botërore.

Të dyja palët theksuan rëndësinë e përshpejtimit të implementimit të këtyre projekteve, për shkak se sipas tyre mosrealizimi i tyre me kohë mund të ndikojë në mosrealizimin e objektivave të Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Më të lexuarat

Tribuna

Email