Vlera e litecoin u rrit me 5800 për qind këtë vit
Ekonomi

Vlera e litecoin u rrit me 5800 për qind këtë vit

13 Dhjetor 2017 | 14:56

Litecoin është kriptovaluta e katërt më e madhe në botë dhe këtyre ditëve ajo arriti vlerën më të lartë.

Gjatë këtij viti, litecoin arriti një rritje prej gati 5800 për qind, e cila madje tejkalonte rritjen e Bitcoin.

Litecoin arriti rekord prej 255.42 dollarë të martën, sipas faqes së industrisë Coinmarketcap.com. Litecoin ishte 4,36 dollarë më 1 janar. Kjo do të thotë se në ndërkohë litecoin u rrit me 5782.2 për qind.
Litecoin u themelua nga Charles Lee dhe aktualisht mban vendin e katërt në kapitalizimin e tregut, prapa bitcoin cash, ethereums dhe bitcoins.

Dallimi midis litecoin dhe bitcoin është se ka inventarë të kufizuar prej 84 milionë litecons kundrejt 21 milion bitcoins. Përveç kësaj, transaksionet e litecoin zgjasin vetëm për më shumë se dy minuta, ndërsa bitcoin merr mesatarisht pothuajse 300 minuta.

Më të lexuarat

Tribuna

Email