ULJA E REZERVAVE DEVIZORE NUK ËSHTË ALARMANTE
Ekonomi

ULJA E REZERVAVE DEVIZORE NUK ËSHTË ALARMANTE

13 Shkurt 2017 | 14:10

Rezervat devizore në janar në krahasim të dhjetorit janë ulur për 56,3 milionë euro. Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për ulje normale sezonale të rezervave devizore dhe presin që shuma të mbulohet në të ardhmen, shkruan REL

Nuk ka hapësirë për brengosje nga ulja e rezervave devizore në janar, thonë edhe nga Banka popullore. Në muajin e kaluar është vërejtur ulje e rezervave devizore për 56,3 milion euro në krahasim me muajin e kaluar, gjegjësisht në dhjetor vitin e kaluar, tregojnë të dhënat më të reja nga Banka popullore.

Rezervat devizore, siç thonë nga banka qëndrore, janë ulur nga shkaku i mënyrës së evidences së transakcioneve të përfshira, si dhe përshkak të obligimeve ndaj kreditorëve të jashtëm dhe daljeve për shkak të depozitave e arritura të bankave vendase.

Sipas ish guvernatorit të bankës popullore, Ljube Trpeski thotë se bëhet fjalë për ulje normale sezonale të rezervave devizore.

“Një pjesë janë nga borxhet e pagesave, ndërsa një pjesë të luhatjes së valutave konvertibile në botë, të dollarit dhe euros, sepse në pjesën më të madhe të rezervave devizore i ruajmë në euro. Tani varësisht nga marrëdhënia euro-dollar, ndërsa rezervat shtetërore tregohen në dollarë mund të kemi një ulje ose rritje varësisht se a do të devalvohet euro kundrejt dollarit”, thotë Trpeski.

Ai shton se rënia e rezervave shtetërore nuk është alarmant dhe pret që shuma të mbulohet, por  thekson se edhe kriza politik ndikon në këtë gjë.

“Situata e rezervave devizore nuk varet vetëm nga banka popullore dhe se si udhëhiqet politika monetare, por edhe deri te politika e përgjithshme ekonomike se si do të jetë në vend, dhe këto paqartësi rreth formimit të qeverisë së re mund të ndikojnë. Duhet shpejtë të formohet qeveri dhe të zhvillohet një politikë ekonomike, e cila do të përmirsojë Parlamentin dhe të vazhdojë me punë”, shton ai.

Shuma e përgjithshme e rezervave devizore tani është 2 miliardë e 557 milion euro. Gjatë vitit të kaluar rezervat devizore u rritën si rezultat i borxhit të vendit me Eurobondin

Më të lexuarat

Tribuna

Email